Partia Demokratike me sa duket ka një strategji të re, me qëllim dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Mësohet se Partia Demokratike ka vendosur të protestojë nesër tek Ministria e Brendshme.
Po ashtu pritet që të mërkurën opozitarët të marrin pjesë në komisione për të kërkuar dorëheqjen e Xhafajt. Nëse kjo nuk ndodh të enjten ata do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar punimet e Kuvendit.