Ashtu siç pritej seanca e sotme plenare u zhvillua sërish e tensionuar. Pasi opozita bllokoi foltoren, kreu i parlamentit Gramoz Ruçi e ndërpreu për herë të tretë seancën.
Opozita vijoi të fliste pa mikrofona dhe fjala e tyre transmetohej live në facebookun e Lulzim Bashës, por edhe këtë herë Ruçi veproi duke fikur linjën e internetit.
“Ju erdhi ora e Facebookut, vazhdoni në Facebook”, tha Ruçi para se ta ndërpriste seancën për të tretën herë. Kjo u dallua gjatë kohës kur ishte duke folur Edmond Spaho pasi fjala e tij u ndërpre nga lidhja live.