Home KRYESORE Policia jep detaje: Pse u ekstradua Izet Haxhia nga Turqia

Policia jep detaje: Pse u ekstradua Izet Haxhia nga Turqia

Policia e shtetit ka reaguar zyrtarisht pas ekstradimit në Shqipëri të Izet Haxhisë, një nga personat e dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit 20 vjet më parë.

Policia sqaron se specialistët e Interpol Tirana bënë të mundur ekstradimin nga Turqia drejt Shqipërisë të shtetasit shqiptar Izet Haxhiaj, 52 vjeç, lindur në Babinë, Tropojë.

“Shtetasi Izet Haxhiaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr. 316, datë 29.04.2002 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 79/c-25, 78-25 dhe 78-25/22 të Kodit Penal”,-citohet nga njoftimi i policisë.

Në datë 12.09.1998, rreth orës 21:15, pranë ish Selisë Qendrore të Partisë Demokratike në Tiranë, janë vrarë me armë zjarri Azem Hajdari, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Besim Çerja. truproja e tij dhe është plagosur rëndë shtetasi tjetër Z. N. Policia thotë se hetimet kanë zbuluar se Izet Haxhiaj, ka qenë një prej autorëve të kësaj ngjarjeje.

Share: