Home KRYESORE Presidenti Trump tërhiqet nga marrëveshja nukleare me Iranin

Presidenti Trump tërhiqet nga marrëveshja nukleare me Iranin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, të martën, është tërhequr nga marrëveshja nukleare me Iranin. Presidenti i SHBA-ve komunikoi nga Shtëpia e Bardhë vendimin për tu tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Trump e quajti një marrëveshje të prishur dhe të kalbur, duke paralajmëruar vendosjen e sansksioneve ekonomike që u hoqen nga marrëveshja e vitit 2015-të.

Ky veprim nuk është miratuar nga aleatët e tij europianë dhe disa këshilltarë ushtarakë.

Vendimi i Trump hedh poshtë marrëveshjen e paraardhësit të tij, Barack Obama, duke izoluar Shtetet e Bashkuara në mesin e aleatëve të tij dhe duke e vendosur përballë kundërshtive edhe më të mëdha me kundërshtarët e saj në trajtimin me iranianët.

Irani ka këmbëngulur vazhdimisht se programi bërthamor ka synime paqësore dhe ra dakord për kufizimin e aktivitetit bërthamor në këmbim të sanksioneve që e kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane.

Presidenti Trump kohë më parë e ka kritikuar marrëveshjen dhe ka thënë se ajo është një marrëveshje e negociuar keq.

Share: