Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha pas mbledhjes së grupit se lista e barnave të rimbursueshëm është miratuar në fshehtësi. Qindra të sëmurë janë përjashtuar nga lista e rimbursueshme e barnave.
Vasili: Në mënyrë surprizë natën në mënyrë të fshehtë është miratuar një listë e re barnash e cila u është njoftuar edhe shërbimi farmaceutik në mes të natës, denoncuar nga vetë ky shërbim dhe jo nga opozita. Njëherësh qindra të sëmurë janë përjashtuart nga lista e barnave dhe një pjesë e tyrë është lejuar vetëm trajtimi i tyre.
Vasili deklaroi gjithashtu se shëndetësia shpërdorehet si argument elektoral dhe jo si argument i dhimbshëm shoqëror.