Home KRYESORE Rama paralajmëron arrestime. Peshq të mëdhenj apo…?

Rama paralajmëron arrestime. Peshq të mëdhenj apo…?

Kryeministri Edi Rama ka bërë dy postime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale pas ndalimit të Arbër Çekajt në Gjermani. Ai lë të kuptohet se në ditët e ardhshme do të ketë arrestime të tjera të bujshme.

“Jo se e kërkon Gjermania a bota,po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi! E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat, sado baltë të na hedhin dhe zjarr marazi të ndezin”, shkruan Kryeministri.

Ndërkohë në reagimin tjetër i kundërvihej opozitës, e cila ka thënë se dorëheqja e Saimir Tahirit erdhi pas një pakti mes tij dhe Ramës.

“Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të Saimir Tahirit, e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani e Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar? Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe. Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë!”, shkruan Rama./lapsi.al

Share: