Ish-kryeministri grek, i cili tani udhëheq partinë Lëvizja Greke e Socialistëve Demokratë, Jorgos Papandreu, do të përfshihet në procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit.
Këtë informacion për MIA e ka konfirmuar Papandreu, pas takimit me kryeministrin grek, Aleksis Cipras. Ish-kryeministri dje ka folur me Tsipras dhe Kotzias për çështjen e emrit dhe se ai pritet që të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, gjatë konferencës së Sunio.