Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se paqja në botë është shumë e brishtë teksa shteti rus është në vigjilje të paradës ushtarake që përkon me fitoren ndaj gjermanëve nazistë në Luftën e Dytë Botërore.
Rusia tregoi disa nga armaturat e saj më moderne të cilat do t’i paraqesë sivjet në Sheshin e Kuq në paradën e përvitshme “Dita e Fitores” në Moskë.
Presidentit rus iu bashkuan zyrtarë të huaj përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu apo Presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Në një fjalim në këtë ngjarje solemne, Putin paralajmëroi: “Njerëzimi duhet ta kuptojë se paqja në botë është shumë e brishtë. Rusia është e hapur për dialog në të gjitha aspektet për sigurinë globale”.
Në paradën e përvitshme do të kujtohen miliona ushtarë e civilë rusë që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore.
360grade.al