Home KRYESORE Saimir Tahiri sulmon ashpër Xhafajn: Askush nuk ia nxin faqen vendit vet...

Saimir Tahiri sulmon ashpër Xhafajn: Askush nuk ia nxin faqen vendit vet në këtë mënyrë

Saimir tahiri ka sulmuar drejpërdrejt pasardhësin e tij, ministrin aktual të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj. Në një konference të gjatë për mediat, ku njoftoi se do të lërë mandatin e deputetit, Saimir Tahiri sulmoi mbarë politikanët në vend, që kanë përfituar, vjedhur, zhvatur popullin por nuk janë ndëshkuar as politikisht as ligjërisht.

Ndërsa në mënyrë të veçantë për fatmir Xhafën, tha: “Ministri i Brendshëm numëron bandat në televizor. Shtetet e tjera kanë më shumë banda dhe ne, dhe përsëri nuk dalin të flasin në këtë mënyrë. Nuk ka njeri që ia nxin faqen vendit të vet në këtë mënyrë”.

Pjesë nga deklarata e Tahirit

Me akuzat për policinë pasardhësi im (Xhafaj) ia kalon dhe Saliut e Lulit.

Këta që më akuzojnë mua sot nga dolën kaq të dhimbsur për fushat që dolën me hashash?!

Shumë mirë të pastrohet policia jam shumë dakord, po kjo nuk bëhet brenda ditës e as me veting se ata 1300 policë që janë larguar nga puna sa unë shërbeva në detyrë për shkelje të ligjit, korrupsion ishte shenja më e mirë e vullnetit për ta bërë, këtë se thotë njeri.

Unë pyes: Pas drejtësisë, pse nuk e filluam nga vetja me vetingun? Deputetë, ministra, politikanë? Unë po hetohem, do gjykohem dhe kjo është kaluar çdo vetingu ma do mendja. Dhe palaçot që kanë qeverisur për 25 vjet vazhdojnë… Rri e dëgjoj garën kush e kap peshkun më të madh, ambasadorë lart e poshtë flasin për mafioz.

Ministri i Brendshëm numëron bandat në televizor, një tmerr që të largohesh e të marrësh valixhet. Ka shumë kriminel në Itali po nuk flet ministri kështu. Askush nuk ia nxin faqen vendit të vet në këtë mënyrë. Kam duruar 6 muaj, do duroj dhe aq sa të duhet për të dalë e vërteta ime në dritë.

/Opinion.al

Share: