Home KRYESORE Shkarkimi i Hajdarmataj/ Shpërthen ish-ministri i Drejtësisë: Kulmi! Këta nuk pyesin për...

Shkarkimi i Hajdarmataj/ Shpërthen ish-ministri i Drejtësisë: Kulmi! Këta nuk pyesin për ligj!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas shkarkimit nga kreu i Krimeve të Rënda të Prokurorit Besim Hajdarmataj, njëkohësisht edhe prokuror i çështjes “Tahiri”.

Manjani ndalet tek rrjedha e ngjarjeve, ndërsa shprehet se veprimi i Kryeporkurores është në kundërshtim me ligjin.

Postimi i Manjnit: 

Vijon reforma…
—————
Në fillim i dhanë besim, Besimit për të hetuar Sajmirin!

Pastaj i hoqën makinën…

Në vijim i hoqën provat e çështjes dhe i ekstraduan tinëz dhe pa ligj dëshmitarin.

Tani ja hoqën besimin, Besimit!

Ja dhanë prokurores që rrezaton “besim të plotë” , pasi i grabitën postën sekrete!!!

Minimalisht kjo prokurore duhet të ishte nën hetim! Kta e vendosën në vend të Besimit…

Kulmi!

Nuk po i hyj fare analizës se me çfarë ligji bëhen këto lëvizje, se tashmë kta spyesin për ligj!

Share: