Home KRYESORE Sot SHBA hap zyrtarisht ambasadën në Jeruzalem, protestojnë palestinezët

Sot SHBA hap zyrtarisht ambasadën në Jeruzalem, protestojnë palestinezët

Shtetet e Bashkuara sot, më 14 maj zhvendosin zyrtarisht ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Izrael, duke nxitur pakënaqësi në mesin e palestinezëve dhe gëzim tek izraelitët.

Një delegacion i Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarë izraelitë do të mblidhen në ceremoninë e inaugurimit, sakaq një numër i madh i palestinezëve kane nisur të protestojë në kufirin e Gazës me Izraelin dhe shumë ambiente tjera.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më herët se Shtetet e Bashkuara e njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Palestinezët kërkojnë që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.

Izraeli ka aneksuar pjesën lindore dhe ka deklaruar të gjithë qytetin si kryeqytet, ndonëse një vendim i tillë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Vendimi i Trumpit ka nxitur protesta të përgjakshme ndërkohë që 128 shtete e kanë dënuar hapin e tij në një votim në Asamblenë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara.

Konsullata momentale do të shërbejë si lokacion i ambasadës pasi planet janë në realizim e sipër për krijimin e një ndërtese të përhershme në një pjesë tjetër të Jerusalemit.

Ngjarja e sotme përkon me festimet e Ditës së Jerusalemit, një festim vjetor që shënon “ribashkimin” e qytetit pas luftës gjashtëditore më 1967. 14 Maji shënon edhe 70-vjetorin e krijimit të Izraelit./Opinion.al

Share: