Home Gjeo-Ekonomia Tabaku: DASH e konfirmon, ‘ndërtimi dhe resortet’ sektori ku pastrohen paratë në...

Tabaku: DASH e konfirmon, ‘ndërtimi dhe resortet’ sektori ku pastrohen paratë në Shqipëri

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke iu referuar një raporti të publikuar të Departamentit Amerikan të Shtetit; thekson se sektori i ndërtimit në vendin tonë është i sponsorizuar kryesisht dhe veçanërisht nga paratë e drogës.

Tabaku tregon se qeveria ka mbyllur sytë përballë pastrimit të parave në fushën e ndërtimit, duke lejuar betonimin e parave të krimit të organizuar, që sipas raportit, vendin tonë e ka strehën e preferuar.

Sipas saj, raporti i DASH vëren, edhe pse Shqipëria ka një ligj për të luftuar pastrimin e parave, ai ende vazhdon të jetë inefektiv.

Po kështu raporti i DASH vendos gishtin tregues mbi shkaqet e vërteta që kanë sjellë si pasojë pastrimin e parave. Shqipëria po gjeneron organizata të  sofistikuara sa i takon krimit të organizuar duke përfshirë edhe drogën dhe trafikimin e saj, kontrabandën që favorizohet nga kontrollet e dobëta në doganë. Për rrjedhojë në një ekonomi informale, me para që vijnë nga jashtë në formën e remitancave e kanë shndërruar Shqipërinë në qendrën e operimit rajonal të krimit të organizuar dhe bazë të pastrimit të parave”,- shkruan Tabaku në Facebook.

Ajo thekson se raporti është një tjetër provë e asaj çfarë qeveria dhe sejmenët e saj fshehin, duke provuar edhe një herë vërtetësinë e akuzave dhe kauzës së ngritur nga opozita.

https://www.state.gov/documents/organization/278760.pdf

Share: