Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik ditën e sotme një mesazh të ardhur në adresë të tij ku sipas mesazhit, në Itali janë dy të penduar për dosjen ‘Tahiri dhe Habilaj’ dhe ata kanë nxjerrë emrat e ministrave dhe të vetë Edi Ramës…
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:
Koka e piktorit deshtak ne tepsi! sb
“Pershendtje doktor jam punonjes i antidroges ne policine e shtetit,dorzimi i mandatit nga Sajmir Tahiri ne marrveshje me Edi Ramen lidhet me informatat qe vijne nga Italia te cilat pohojne se jo nje por dy te penduar kane zberthyer me çdo hollesi lidhjet dhe rolin e Tahirit jo vetem me Habilajt por edhe dy banda tjera dhe aktet e tyre kriminale.
Te penduarit e drejtesise italiane kane deshmur se jo vetem Tahiri por edhe vet Rama kishte miqesi me Habilajt te cilet i paguan atij nepermjet Gaz Demit shpenzimet qeveritare ne Vlore, Llogara.
Deshmite e te penduarve implikojne thelle edhe Gjiknurin qe ka bere fushaten zgjedhore se bashku me Habilajt dhe marre miliona prej tyre.Keto deshmi tregojne se makina e cila u permbyse me Arben Ahmetaj ne Kumanove ishte e Habilajve !
Vet Rama esht i tmerruar sepse burime qe komunikojne me Tahirin thone se ai po konsideron qe vet te marre rolin e te penduarit dhe kjo do te thote perfundimisht koka e Rames ne tepsi,me respekt ..”