Home KRYESORE Tahiri përgatit mbrojtjen sipas parimit: Mbrojtja më e mirë është sulmi!

Tahiri përgatit mbrojtjen sipas parimit: Mbrojtja më e mirë është sulmi!

Arresti shtëpiak, për shumëkënd, që do të donte, që të ndodhnin gjëra edhe më të efektshme, është në të vërtetë një fyerje e rëndë në planin personal, për ish-ministrin e brendshëm.

Njeriun më besnik dhe më sakrifikues dhe në linjën e parë të riskut, sikundër dhe ishte Tahiri.

Arresti në shtëpi, është një “fitore” prokurorisë së krimeve të rënda dhe një disfatë e mbrojtjes politike të Shumicës. Ai mund të shndërrohet në çdo çast në një arrest me burg, si edhe detyrim paraqitje, apo në gjëndje lirie.

Asgjë nuk është më e sigurtë për “Sajmen” dhe njeriu që e di më mirë nga të gjithë këtë, është vetë Saimiri.

Burime pranë 360grade.al, njoftojnë se mbas hetimit të parë, ish-ministri e ka mbledhur veten dhe po përgatit mbrojtjen. Bëhet fjalë për një mbrojtje që ska lidhje me avokatët dhe studion e tyre që dhe është më e shtrenjta në Shqipëri, por për një mbrojtje politike, që ka lidhje me kryeministrin./360grade.al/

Share: