Home KRYESORE Takimi i Ramës me qytetarët në Tiranë, sulmohet keq kryeministri: Vajza e...

Takimi i Ramës me qytetarët në Tiranë, sulmohet keq kryeministri: Vajza e nxorri bllof

Kryeministri Rama u përball pak më parë gjatë bashkëbisedimeve në Amfiteatrin e Liqenit Artificial me qytetarë të cilët kërkonin zgjidhje për problemet e tyre.

Por menjëherë pas përfundimit të dëgjesës, filluan reagimet në radhët e opozitës. Deputeti i PD-së Edi Paloka sulmoi kryeministrin duke u shprehur se ajo çfarë organizoi sot para qytetarëve të Tiranës ishte një spektakël i vërtetë.

Sipas tij, një vajzë e re e cila pyet për papunësinë por ndërkohë ishte vetë e punësuar e nxori bllof Ramën. “I jep fjalen “popullit” dhe e para qe e mori fjalen e pyet se si duhet tja bej qe te punesohet…I bindur qe vajza e ka mesuar rolin , kryeministri yne ben batuten e rradhes mbi punesimin ose jo te asaj vete. Vajza hutohet ( ose “magjepset”) dhe pasi belbezon pak deklaron se ajo eshte ne pune ne fakt po ka merak per te tjeret”- shkruan Paloka ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Qesharak deri ne fund. Del bllof dhe ne spektaklet qe organizon vete.
“Llogaridhenie publike e qeverise “ thote dhe mbledh administraten qe ti kerkoje “llogari”.
I jep fjalen “popullit” dhe e para qe e mori fjalen e pyet se si duhet tja bej qe te punesohet…I bindur qe vajza e ka mesuar rolin , kryeministri yne ben batuten e rradhes mbi punesimin ose jo te asaj vete. Vajza hutohet ( ose “magjepset”) dhe pasi belbezon pak deklaron se ajo eshte ne pune ne fakt po ka merak per te tjeret…
Pas kesaj vajzes e mori fjalen nje tjeter “hallexhi” i ardhur spontanisht ne takimin ku qeveria jep llogari para popullit: “O shef i madh ti je arkitekti i ndryshimit” – tha ky tjetri…

Share: