Home KRYESORE “The Times”: Bandat e shqiptarëve kontrollojnë tregun e kokainës në Britani

“The Times”: Bandat e shqiptarëve kontrollojnë tregun e kokainës në Britani

“Bandat shqiptare që kontrollojnë tregtinë e kokainës së pastër kanë rritur praninë e tyre në Britani me rreth 60 përqind në tre vitet e fundit, duke ushqyer dhe krimin e dhunshëm.” Kështu e nis shkrimin revista prestigjioze britanike “The Times”, duke rikthyer edhe njëherë vëmendjen tek emigrantët shqiptarë që sipas saj janë kthyer në trafikantë të rrezikshëm të lëndëve narkotike.

Britanikja “The Times” thekson se “dhuna e bandave shqiptare është përhapur gjithnjë e më shumë nga qytetet bregdetare deri tek fshatrat rurale në përputhje me një rritje të mprehtë të sasive të kokainës që sillen nga këto grupe mafioze nëpërmjet lidhjeve me kartelet e drogës në Amerikën Latine”.

Po ashtu në artikull ngrihet alarmi për faktin se bandat shqiptare po marrin në dorë kontrollin e tregut të kokainës në Britani.

“Ritmi në të cilin banda shqiptare kanë marrë kontrollin e kontrabandës me shumicë të kokainës dhe shpërndarjen në Britani është paraqitur me shifra të frikshme nga Agjencia Kombëtare e Krimit”, shkruan “The Times”.

Më tej nënvizohet se vihet re një rritje e sherreve, vjedhjeve dhe vrasjeve, ku shqiptarët janë protagonistë.

“Krimi i dhunshëm ka dalë jashtë kontrollit gjatë një periudhe tre-vjeçare, me ekspertë të qeverisë që thonë se pastërtia e kokainës në veçanti ka qenë pjesërisht shkaku i kësaj gjendje”, thekson The Times.

Në foto: Olsi Beheluli i dënuar me 11 vite burg në Britani për trafik droge./opinion.al

SHKRIMI NE ORIGJINAL

Share: