Home KRYESORE Tre muaj pa qeveri, Italia drejt zgjedhjeve

Tre muaj pa qeveri, Italia drejt zgjedhjeve

Perspektiva e zgjedhjeve të reja duket gjithmonë e më afër në Italinë që ka hyrë në muajin e tretë pa qeveri.

Partitë, që rezultuan forcat kryesore politike pas zgjedhjeve të përgjithshme të 4 marsit, nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, e me ashpërsimin e ngërçit politik, presidenti Sergio Mattarella kërkoi një raund të ri konsultimesh.

Të hënën, koalicioni i drejtuar nga Lega Nord, Lëvizja 5 yjet dhe Partia Demokratike do të kenë vetëm një ditë në dispozicion për të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e për të dalë me një zgjidhje.

Pas një fillimi premtues, marrëdhëniet mes Matteo Salvinit të Legës dhe Luigi di Maios së “5 yjeve” u acaruan në vazhdën e këmbënguljes së këtij të fundit që Salvini të braktiste partnerin e tij të koalicionit, Silvio Berlusconin.

Nuk patën fat më të mirë as përpjekjet e lëvizjes populiste për t’u afruar me kryerivalët demokratë, mbi të cilët Matteo Renzi gëzon pushtet të gjerë dhe e bëri të qartë se nuk do ta mbështesë një ekzekutiv të drejtuar nga “5 yjet”.

Nëse bisedimet e së hënës dështojnë, Mattarella mund të kërkojë një qeveri tranzicioni, udhëheqësin e së cilës mbase do ta zgjedhë vet, në mënyrë që të zgjidhen çështje të mbetura pezull, si miratimi i buxheti të vitit 2019, përpara mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Share: