I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, historiani dhe ish-ministri Paskal Milo tha se ka ambasadorë të nivelit të dytë apo dhe të tretë që krijojnë terrenin në Shqipëri gjatë kohës që janë në detyrë dhe më pas kthehen për të bërë biznes.
“Unë mund t’ju them se ka pasur edhe ambasadorë këtu, kryesisht të nivelit të dytë e të tretë në Shqipëri, të cilët kanë parapërgatitur terrene konkrete që pasi të lënë detyrën diplomatike të mund të rikthehen në Shqipëri për të bërë biznese.
Këtu vijnë ambasadorë të ndryshëm që në vendet e tyre lejohen të përcaktojnë orientimin politik.
Kur vijnë në Shqipëri ata krijojnë një lloj marrëdhënie me forcat politike që janë aleate apo mbështetëse të partive që përfaqësojnë në vendin e tyre”, deklaroi Milo.
Per cilet nga ambasadoret ta kene patur thua? Kjo eshte padyshim nje detyre morale qe gazetaret investigative duhet ta zbulojne dhe bejne me dije publikut. ambasadoret ne Shqiperi kane shume pushtet dhe ky pushtet si edhe te tjeret, duhet monitoruar!