Yulia Skripal ka dalë për herë të parë në publik ditën e sotme pas sulmit që për pak i mori jetën asaj dhe të atit të saj. Ajo thotë se janë vërtetë me fat që i kanë mbijetuar sulmit. Yulia, e cila ishte në koma për 20 ditë si pasojë e helmit Salisbury, thotë që tashmë e ka të vështirë ta pranojë të vërtetën dhe të mësohet me jetën e re sepse mjekimi ka qenë mjaft i vështirë, i dhimbshëm dhe ka lënë pasoja tek ajo.
Vajza hedh poshtë akuzat se është helmuar nga Rusia dhe madje tregon se ka në plan të kthehet të jetojë përsëri në atdheun e saj. Ajo afirmon se nuk duhet të besojmë asnjë deklaratë që shfaqet në media apo në rrjet pasi as ajo dhe as i ati i saj nuk duan ta bëjnë publike jetën e tyre dhe kërkon privatësi.
Ky sulm me helm shkaktoi një krisje mes marrëdhënieve diplomatike mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë, pasi i ati i Yulias u akuzua se kishte shitur shumë agjentë rusë tek MI6.
360grade.al