Home KRYESORE Vdekja e minatorit në Bulqizë, Spahiu: Ministrja ishte aty, por as ngushëllim...

Vdekja e minatorit në Bulqizë, Spahiu: Ministrja ishte aty, por as ngushëllim nuk ofroi

Një ditë pas vdekjes së një tjetër minatori në zonën D të Bulqizës, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh një nga mbështetësit kryesor të të drejtave të minatorëve, Përparim Spahiu.

Spahiu shprehet përmes një postimi në “Facebook” se asnjë zyrtar i qeverisë nuk mori përsipër të ngushëllonte familjarët e minatorit që humbi jetën.

Statusi i plotë i Spahiut

Një tjetër jetë e humbur në minierën e Bulqizës.

Asnjë fjalë nga Kryeministri, as ngushëllimi i rastit…

Asnjë fjalë Ministria e linjës, as ngushëllimi i rastit…

Por më e rënda, asnjë fjalë nga Ministrja e Shëndetësisë, e ndodhur në të njëjtën ditë në Bulqizë, për “të dëgjuar e bashkëqeverisur me qytetarët”.

Prej saj nuk desha të dëgjoj ngushëllime, por minimalisht dy fjalë për gjendjen skandaloze të spitalit të Bulqizës dhe mbase dy fjalë të tjera për Statusin e Minatorit si Ministre edhe e Mirëqënies….

Unë ngushëlloj familjen me lutjen në Zot që të mos ketë më raste vdekje as në Bulqizë, e as në të gjithë minierat e tjera…

Share: