E kish paralajmëruar më herët se donte ti jepte fund jetës pasi ishte lodhur. Ai dëshiroi të mos kishte funeral, shërbim përkujtimor apo ceremoni, pasi nuk beson në jetën tjetër.
Shkencëtari më i vjetër i Australisë, David Goodall, i ka dhënë fund jetës së tij në mënyrë të vullnetshme në një klinikë në Zvicër duke dëgjuar një simfoni të Beethoven, pasi në vendin e tij kjo nuk lejohet.
Në orët e tij të fundit, Goodall iu gëzua darkës së preferuar rrethuar nga familjarët duke konsumuar peshk me patate të skuqura dhe një ëmbëlsirë me qumësht.
Në minutat e fundit, ai dëgjoi Simfoninë e nëntë të Beethoven dhe menjëherë pas kësaj, ndërroi jetë.
Për t’i dhënë fund jetës, Goodall rrotulloi një mekanizëm çka i lejoi infuzionin vdekjeprurës të rrjedhë në gjak nëpërmjet një gjilpëre serumi në krah.
Goodall, botanist dhe ekolog me famë botërore, kishte bërë fushatë në vendin e tij për të lejuar eutanazinë për të sëmurët, duke u lejuar vdekjen të sëmurëve. Ndonëse Goodall nuk ishte sëmurë, kishte nënë re që vetëdija dhe lëvizshmëria e tij përkeqësoheshin në mënyrë të konsiderueshme vitet e fundit.
Vdekja e asistuar, ku pacientët ndërmarrin vendimin përfundimtar për t’i dhënë fund jetës së tyre, është e ligjshme në Kanada, Holandë, Luksemburg, Zvicër dhe pjesë të SHBA-së. Profesori 104-vjeçar i lindur në Britani u detyrua të merrte një avion nga shtëpia e tij në Australinë Perëndimore për në Zvicër, vendi ku lejon ndihmën për vdekjet e vullnetshme, ndërsa Australia e ka të ndaluar me ligj. Shkencëtari kërkoi që trupi i tij të dhurohej për mjekësi dhe nëse kjo nuk është e mundur hiri i tij të shpërndahej në Zvicër./Opinion.al