Home KRYESORE VIDEO/ Tahiri fiton lirine, Maks Haxhia: Prokuroria s’ka prova për Tahirin

VIDEO/ Tahiri fiton lirine, Maks Haxhia: Prokuroria s’ka prova për Tahirin

Ashtu siç raportuam edhe më herët Saimir Tahiri rifitoi sot lirinë. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi të shuajë masën e dhënë nga Shkalla e Parë “arrest shtëpie”. Seanca u bë me dyert të mbyllura, por lajmi u mësua nga avokati i tij, Maks Haxhia në përfundim të seancës që zgjati afro dy orë.

“Gjykata e Apelit shfuqizoi vendimin e Gjykatë së Krimeve të Rënda. Tahiri do të hetohet tani e tutje pa masë sigurie” u shpreh avokati.

Trupa gjyqësore që i hoqi “arrest shtëpiak” është e njëjta që i liroi pasaportën Saimir Tahirit disa muaj më parë e përbërë nga Kryesuese Saida Dollani dhe anëtarët Sokol Binaj e Fehmi Petku.

Avokati tha se nëse do të ketë këto prova prokuroria deri në fund të vendimit, është i sigurt në pafajësinë e Saimir Tahirit.

Ai u pyet nga gazetarët specifikisht për dy letër-porositë që i kishin ardhur prokurorisë nga Greqia dhe Italia. Avokati Haxhia tha se ato kanë dështuar pasi shitësit ku pretendohet se janë bërë blerjet nuk e kanë njohur ish-ministrin: “Të dyja letërporositë janë konfirmim i veprimeve të fiksuara në proces, pra nuk kemi ndonjë të re. Ato kanë të bëjnë me lëvizjet e zotit Tahiri dhe familjes së tij për të kaluar pushimet në Greqi. Letër-porosia nga Italia që ka të bëjë me shitësin e dyqanit Hugo Boss, për kostumin e pretenduar, përgjigja e shitësit pasi është dërguar fotoja është se: nuk e njihte z. Tahiri. Edhe shitësi i bizhuterive pasi u paraqit fotografia konfirmoi që nuk e njihte Tahirin. Ai konfirmoi një shitje që është bërë në masën 5 mijë euro, por jo protretin e tij ish-ministrit.

Share: