Home KRYESORE Vrasja e Oliver Ivanoviçit: Dikush ndali kamerat e sigurisë 12 ditë para...

Vrasja e Oliver Ivanoviçit: Dikush ndali kamerat e sigurisë 12 ditë para ekzekutimit

Kanë kaluar 5 muaj nga vrasja e Oliveri Ivanoviqit, ish-liderit të SDP-së në Kosovë, ende nuk është zbardhur si rast nga autoritetet kosovare, madje agjencia serbe e lajmeve ‘Beta’ thuhet se në njëra nga kamerat e vendosura në zyrat e SDP-së nuk kanë regjistruar asgjë në kohën kur është vrarë Ivanoviq.

Nga zyra e Prokurorisë në Prishtinë ka folur Ksenija Bozoviq, ai ka thënë se kamerat e vendosura në zyrat e partisë, nuk kanë regjistruar asgjë në kohën kur është vrarë Oliver Ivanoviq, pasi në atë kohë ato nuk kanë qenë duke punuar. Agjencia serbe e lajmeve ‘Beta’, ata raportuan se njëra nga kamerat e vendosura në zyrat e SDP-së, ka punuar rreth 10 minuta pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, megjithatë ka regjistruar vetëm makinën e ambulancës që ka ardhur dhe asgjë tjetër.

“Nga burimet brenda KFOR-it dhe Prokurorisë, kam mësuar se kamera e cila ishte e vendosur në pjesën e përparme të zyrës së Oliver Ivanoviqit nuk kishte punuar prej 12 ditësh nga data 4 janar. Por më pas ato kamera ishin aktive me datën 16 janar. Kishin punuar vetëm dhjetë minuta pasi u vra Oliver Ivanoviq, dhe kishin regjistruar vetëm ardhjen e ambulancës”, ka thënë Bozoviq bazuar në atë që ka dëgjuar brenda Prokurorisë. Ndërkohë, Zeljko Bojiq nga Policia e Kosovës ka thënë se i gjithë materiali nga kamerat e sigurisë është marrë nga policia gjatë hetimit, dhe janë dërguar në Prishtinë për përpunim të mëtejshëm.

“Autoritetet që po e hetojnë rastin kanë përgjegjësinë, për atë që nuk po na lejojnë të kemi qasje në pamjet e regjistruara nga kamerat”, ka thënë Bozoviq. Oliver Ivanoviq ishte vrarë më 16 janar të vitit 2018, rreth orës 8 e 15 të mëngjesit në afërsi të zyrës së tij në Mitrovicë./express

Share: