Home KRYESORE Vuçiç: Ndjehem fajtor që nuk di asnjë fjalë në gjuhën shqipe

Vuçiç: Ndjehem fajtor që nuk di asnjë fjalë në gjuhën shqipe

Presidenti Serb Aleksandër Vuçic, në intervistën e tij për “Opinion”, realizuar me gazetarin Idro Seferi, është shprehur fajtor që nuk flet asnjë fjalë në gjuhën shqipe. “Ka shumë shqiptarë që do të doja të takoj dhe ndjehem fajtor që nuk e di asnjë fjalë në gjuhën shqipe sic di pak edhe hungarisht. Do të doja ta di gjuhën tuaj dhe do të doja të jem më i edukuar dhe shpresoj që do të kem ende kohë që ta arrijë një gjë të tillë”, ka thënë ndër të tjera Vuçiç.

Në Preshevë keni thënë se loznit shah me shqiptarët, kurse në Nish keni thënë se shqiptarët janë njerëz të besës me të cilët duhet bashkëpunuar…

E kam mohuar ndonjëherë këtë?…

Gjithmonë citoni njerëz të ndryshëm. Ekziston ndonjë shqiptarë që vërtetë do të donit ta takoni dhe të bisedoni me të.

Ka shumë shqiptarë që do të doja të takoj dhe ndjehem fajtor që nuk e di asnjë fjalë në gjuhën shqipe sic di pak edhe hungarisht. Do të doja ta di gjuhën tuaj dhe do të doja të jem më i edukuar dhe shpresoj që do të kem ende kohë që ta arrijë një gjë të tillë. Mendoj se kjo është një prej pikave të dobëta të serbëve ndoshta për shkak të hapësirës që kemi jetuar në ish-Jugosllavi dhe kemi konsideruar se të gjithë duhet ta dinë gjuhën tonë, por ne nuk duhet të na interesojnë gjuhet tjera. Gjatë shërbimit ushtarak duke kërkuar kundërshtarë në shah gjithmonë kam hasur në shqiptarë që kanë qenë të vetëmësuar apo kanë lozur me të vjetrit që lozin shah dhe ata kanë qenë gjithmonë kundërshtarët më të fuqishëm dhe këtë e kujtoj gjithmonë deri në krizën e shkurtit 1989.

Atëherë është parë ndasia kur shqiptarët ishin ndarë krejtësisht dhe të tjerët ishin në një anë. Shah kanë lozur më së shumti. Këtu kam takuar njerëz sic ka qenë Gërxhaliu nga dhoma e tregëtisë apo të tjerë që nuk kanë dashur të jenë publik për shkak të punëve të tyre në Serbi.

Do të doja ta tregoj një anekdodë kur nga një qytet në Serbinë lindore më marrin kryetari i qytetit dhe ai i partisë dhe më thonë se duhet reaguar urgjent pasi shqiptarët që kanë ardhur aty do të mbyllin të gjitha furrat e bukës dhe unë i kam pyetur përse, janë duke rrahur njeri? Jo më thanë ata, por zgjohen në orën 3 të mëngjesit dhe gjithmonë kanë byrek të ngrohtë dhe bukë dhe i pyeta se nëse ju mendoni se ata janë më të mirë në treg. Si e shihni kështu më pyetën dhe thanë që kur mbyllen prapa perdeve flasin shqip dhe unë i pyeta nëse ky është një krim. Gjashtë muaj më vonë kjo familje shqiptare ka arritur sukses të madh dhe të gjithë blinin aty dhe kur kam shkuar në këtë qytet më thanë se kisha të drejte se ata ishin njerëz normal dhe të mirë. Ne të gjithë përballemi me shumë paragjykime të mos flas për paragjykimet e shqiptarëve ndaj serbëve. / Opinion

Share: