Home KRYESORE Xhafaj sfidon hapur Bashën: Pas rezultatit të audio-përgjimit do japësh dorëheqjen…

Xhafaj sfidon hapur Bashën: Pas rezultatit të audio-përgjimit do japësh dorëheqjen…

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaron se nëse do të rezultojë i vërtetë përgjigjimi i PD do të largohet nga posti, në të kundërt të ikë Basha.

Ministri Xhafaj në twitter: “E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. #Drejtësiderinëfund

Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?

Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot: Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim.”

Share: