Ndalimi në Kosovë i personazhit kryesor të përgjimit të Agron Xhafajt, Albert Veliu ngriti shumë pikpyetje në Tiranë:: pse u bë kur ndaj tij nuk kishte ndjekje penale. Këto dyshime u forcuan edhe më shumë pasi prokuroria mohoi të kishte dhënë një urdhër ndalimi. Dyshimet binin mbi policinë e Fatmir Xhafës e cils dihet që e ndjek hap pas hapi protagonistin e ngjarjes që po trondit prej kaq ditësh politikën.
Një burim i Lapsi.al në policinë e Kosovës theksoi se truku që është gjetur për ta paraqitur si ligjot arrestimin e Babales, pa hedhur hije dyshimi mbi autoritetet shqiptare, është ai i kalimit të paligjshëm të kufirit. Natyrisht dyshimet janë se ky ndalim nuk ka qenë rastësor. Nga frika se mund të mos e lejonin të kalonte kufirin Shqiptar Albert Veliu e ka kapërcyer ilegalisht atë. Por këtu nuk ka asgjë të pafajshme. ai ndiqet këmba këmbës nga policia shqiptare dhe sipas të gjitha gjasave arsyeja që serviret është vetëm ajo që i shpëton faqen të dyja policive për të përligjur arrestimin.
Një fakt tjetër që i shon edhe më shumë dyshimet është ai se babalja nuk është arrestuar nga policia lokale e Ferrizajt por nga Njësia speciale e inteligjencës së Kosovës megjithëse ndalimi është bërë në Shtimje. “Në Prishtinë e keni informatën. E ka arrestuar Njësia e inteligjencës, njësia speciale. Nuk është arrestu nga njësia e rajonit të Ferizajt“ ka thënë Nexhat Gjikollit, nga Zyra për Informim në Policinë Rajonale të Ferizajt në një përgjigje për Gazetën Express.
Pra, ky konfirmim i futjes në lojë të një pjese speciale të policisë shton edhe më shumë dyshimet për një rakordim të mëparshëm me Tiranën./Lapsi.al