Një 14 vjeçar është gjetur i vetëvarur në fshatin Katundshtë të Këlcyrës!
Policia lokale bën me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar, ku është gjetur i varur në kasollen e bagëtive afër banesës së tij, adoleshenti me iniciale E.D. dhe se ka qenë e ëma 44 vjeçare, V.D, ajo që ka gjetur të birin të pajetë!
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.