Nga Aida Hoxholli
Sot u ktheva perseri ne te njëjtat familje qe kam vizituar një vit me pare! Njera është familje rome qe jeton ne Breg te lumit dhe, është familje me shume fëmije!
Ne kohen qe isha unë aty, femijet nuk ishin ne shtëpi pasi kishin dale te lypnin ne semaforë o diku tjetër dhe, kur mendoj qe kjo ndodh ndërsa moshataret e tyre festojnë ne shesh, ose pranë prindërve, ose me shokët e shkollave, mendoj se sa te padrejte e kemi shoqerine tone! Njera vajze qe është ne foto, ishte vetëm 13 vjeçe dhe shtatzëne…
Ne familjen tjeter, familja e Dines, jane njerëz me probleme mendore, por jetojnë ne një mënyre mizerabel! Pisllëk kudo, kane 2 vajza te vogla dhe gruaja e Dines ishte shtatzëne perseri me nje femije te trete!
Une nuk e di se si do rritet ajo foshnje ne atë mizerje varfëri! Me kërkoi ta çoja për Eko! Nuk di se si mund te ndihmohen këta fëmije qe janë te pafajshëm për menyren e jetesës se tyre…!
Une u plotësova vetëm një dite te jetës se tyre, por ditët e tjera janë njësoj per ata fëmije …
Shpresoj qe keto familje te ndihmohen nga shteti, ose te pakten këta fëmije te kenë një shërbim speciale nga profesionistet e fushave perlatese…