Home KRYESORE Arrestohet klienti i fundit i 20-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

Arrestohet klienti i fundit i 20-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

Ka një të dyshuar kryesor për vrasjen e 20-vjeçares shqiptare në Itali, Anxhela Meçani. Policia italiane ka arrestuar pasditen e djeshme, një burrë i kombësisë italiane, i cili ka qenë klienti i fundit i saj.

Mediat italiane shkruajne se policia bastisi shtëpinë e këtij personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa operacioni u zhvillua në krahinën e Cuneos ku jeton personi i ndlauar.

Anxhela u hodh nga një automjet në një autostradë pranë Torinos dhe humbi jetën në spital si rrjedhojë e plagëve të rënda të marra në trup. Pas arrestimit të autorit të dyshuar në provincën e Cuneos, policia ka sekuestruar edhe automjetin e tij.

Mësohet se vrasësi kishte kërkuar shërbime seksuale nga Anxhela dhe ishte larguar me të në drejtim të një pylli. Besohet se pas marrëdhënieve seksuale, ai ka refuzuar të paguajë 20-vjeçaren shqiptare e cila është revoltuar dhe i ka marrë atij me forcë paratë. Në këtë moment, autori hap derën e pasagjerëve dhe hedh nga automjeti të renë.

Pozicioni i tij tani është duke u shqyrtuar nga hetuesit, hipoteza që merr rrugë është ajo e vrasjes. Në makinë nga ku u hodh apo e hodhen shqiptaren do të bëhen një sërë hetimesh për të parë nëse ajo është me të vërtetë ai që e ka vrare ate./Opinion.al

Share: