Arrestohet në Tiranë, 22-vjeçari qe akuzohet për vrasjen e të dashurës milionere…

    Ky është Arseni Stanoviç, 22 vjeçari nga Mali i Zi që u arrestua nga policia e Tiranës.

    Mësohet se i riu ishte shpallur në kërkim prej datës 13 maj, kur trupi i pajetë i shtetases ukrainase Anastasia Lašmanovu 30 vjeçe u gjet në një apartament në lagjen ‘Kotor’ në Dobrota.

    Mediat malazeze, thotë se policia e Malit të Zi kishin informacione operacionale lidhur me vendodhjen e tij në Shqipëri.

    Po sipas tyre, raportohet se 22-vjeçari në momentin e arrestimit ka qenë në shoqërinë e babait të tij Zoran Stanoviç, që është dhe shefi i stacionit të policisë kufitare të aeroportit të Tivatit.

    Arseni Stanoviç pritet t’i dorëzohet autoriteteve malazeze.

    Mësohet se Anastasia Lašmanovu ishte drejtore ekzekutive e disa kompanive me vlerë miliona euro./Opinion.al

    Share: