Edhe pse jo më në kampin e socialistëve, Sali Berisha ka akuzuar Ben Blushin, drejtorin e Top Channel. Berisha shprehet se Blushi ndikon tek gjyqtarët që kanë në shqyrtim gjyqin e pronësisë së Top Channel, mes Vjollca Hoxhës dhe ish-ortakëve të saj.
Sipas Berishës, Blushi është takuar për mbi një orë e gjysëm me gjyqtarin Dvorani (foto poshte), për t’i bërë presion.
“Nje takim i gabuar ne nje kohe te gabuar! Jam absolutisht neutral ne kete afere midis partneresh, qe bashke dhe te ndare e perdoren topin e tyre si megafonin e Rames kunder meje dhe PD. Por ky takim eshte nje takim shume i gabuar ne nje vend shume te gabuar”, – shkruan Berisha.
Dvorani, bashkë me Artan Brocin dhe Shkëlzen Selimin, janë gjyqtarët që do të shqyrtojnë padinë për pronësinë e TCH./Lapsi.al