Home KRYESORE Berisha: Bllokimi i Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë grusht shteti

Berisha: Bllokimi i Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë grusht shteti

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se bllokimi i Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë është grusht shteti. Ai tha se edhe ndërkombëtarët janë të shqetësuar duke cituar Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Tsereteli.

Statusi i Berishës

Te dashur miq, asgjesimi i Gjykates Kushtetuese, me qellimin makaber te shnderrimit te drejtesise ne Shqiperi ne dege te ekzektutivit, perben nje grusht te vertet shteti brenda shtetit, pasi defakto fuqite e saj i gezon te gjitha ekzekutivi shqiptar dhe konkretisht Edvin Kristaq Rama. Kjo sepse ne munges te kesaj gjykate, ai dhe mazhoranca e tij e droges mund te miratojne çdo ligj, urdher, udhezim, marreveshje antikushtetuese dhe askush nuk ia rrezon me.

Sot qeveria dhe pushteti i Edvinit mund te dhunojne çdo te drejte te shqiptareve dhe askush nuk i mbrone dot me te drejtat e tyre. Sot te gjitha gjyqet ne Shqiperi fitohen nga qeveria e Norieges dhe jo nga ata qe kane te drejte qytetaret apo bizneset. Me gjithe kete, grushti i shtetit brenda shtetit, ky krim i shemtuar kushtetues qe u krye me qellim shnderrimin e drejtesise shqiptare ne dege te ekzekutivit, ne Shqiperi mbahet i ndryre nga autoret e tij ne banesen e heshtjes apo erresires.

Por kjo nuk ndodh dot ne komunitetin nderkombetar. Gjatë një takimi të Asamblesë Politike të PPE-së, dje në Varshavë, Presidenti i Asambles Parlamentare te OSBE Tsereteli deklaroi:

“Sapo jam kthyer nga një vizitë në Shqipëri, ku u takuam me të gjithë drejtuesit e vendit dhe me kryetarin e opozitës. Ne pamë një situatë të ndërlikuar me reformën në drejtësi, zbatimin e ligjit dhe luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Ne besojmë se përvëç kësaj, reforma zgjedhore është vendimtare.

Duhet theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk funksionon, e njejta situatë me Gjykatën e Lartë. Me të gjitha këto është shumë e vështirë të mbahet demokracia. Ndaj vemendja e BE-së, e institucioneve të BE-së dhe e OSBE-së janë shumë të rëndësishme.”

Share: