Home KRYESORE Besimtarët falin namazin e Fitër Bajramit në Bulevard

Besimtarët falin namazin e Fitër Bajramit në Bulevard

Besimtarët myslimanë janë mbledhur mëngjesin e kësaj të premteje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të falur namazin e Fitër Bajramit.

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skender Bruçaj u lut që Zoti t’i ketë pranuar agjërimin, adhurimet dhe lutjet që janë bërë gjatë këtij muaji të madhnueshëm të Ramazanit.

“Krijuesi i gjithësisë me rastin e Fitër Bajramit na sjelltë paqe, begati, mirësi dhe shëndet në familjet tona dhe në mbarë shoqërinë shqiptare.”

Kreu i myslimanëve shqiptarë tha se Bajrami është kohë e takimeve vëllazërore, është momenti i shprehjes së dashurisë dhe respektit për familjet tona, për fqinjët tanë dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë.

“Fitër Bajrami është momenti kur ne falënderojmë Krijuesin e gjithësisë për begatitë dhe mirësitë që na ka dhënë. Bajrami është koha kur ne i japim kuptim të sotmes dhe ndërtojmë shpresën per të ardhmen e ndritur. Bajrami është festë për zemrën, festë per shpirtin, festë për të gjithë myslimanët anembanë botës.”

Share: