Theresa May i çuditi të gjithë me një deklaratë të jashtëzakonshme mbrëmë në orët e vona, duke mbrojtur Donald Trump pas përplasjes së tyre në G7.
Trump e ofendoi rëndë kryeministren e Britanisë së Madhe në samitin e G7 kur ai i përshëndeti të gjithë aleatët e SHBA por la jashtë Theresa May-in. Ai e turpëroi edhe duke hedhur poshtë kërkesën e saj për t’u treguar më e ashpër me Vladimir Putin, duke sugjeruar që Rusia duhet të lejohet të marrë pjesë në samit.
Megjithatë në deklaratën e orës së vonë, ajo e shfajësoi largimin përpara kohe nga samiti të Trump, dhe konfirmoi që takimi i tyre në korrik qëndron akoma.
E pyetur nga reporterët, ajo nuk tha që “i pëlqen të punojë me Trump,” por këmbënguli: “Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin Trump. Ne punojmë me të dhe dy shtetet kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Ai u largua herët nga samiti që të ulet në bisedime me Kim Jong Un për çarmatosjen e Koresë së Veriut.”/Opinion.al