Zoti ka një fytyrë rinore dhe tipare femërore. Kështu të paktën mendojnë shkencëtarët e Karolinës së Veriut (SHBA), të cilët kanë krijuar një skicë të Zotit duke u bazuar në atë që mendojnë të krishterët amerikanë.
Pra, pamja nëpër filma ku Zoti duket i moshuar dhe me mjekër të madhe e të bardhë nuk është ajo që kanë në mend të krishterët.
Në studim u pyetën 511 amerikanë, të cilët zgjodhën mes një morie fytyrash kur u pyetën se si mendonin se dukej Zoti.
Duke kombinuar të gjithë fytyrat e përzgjedhura, kërkuesit shkencorë arritën që të “kompozonin” fytyrën e Zotit./Opinion.al