Home KRYESORE Grida Duma: Baltosja nëpër portale kosto mendore

Grida Duma: Baltosja nëpër portale kosto mendore

Atë e njohim si një grua të suksesshme, energjike dhe mjaft aktive edhe në debatet publike.

Grida Duma, deputetja e Partisë Demokratike e ardhur në politikë nga bota akademike është dalluar gjithmonë edhe për stilin e veçantë në të veshur.

Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku përveç angazhimit në politikë ajo foli edhe për jetën e saj dhe marrëdhënien me djalin Darien.

E pyetur nga drejtuesja e emisionit Rudina Magjistari nëse ka patur ndonjë moment kur të qenit personazh publik e ka penguar, deputetja u përgjigj duke thënë se baltosja nëpër portale është një ndër to, duke e quajtur atë një kosto mendore./Opinion.al

Share: