Home KRYESORE Deputeti Fate Velaj sqaron pasurine e perfolur nga Media

Deputeti Fate Velaj sqaron pasurine e perfolur nga Media

Nga Fate Velaj

dje, isha i ftuar ne FAXNEWS. mes pyetjeve dhe pergjigjeve reth temave te dites, ju pergjigja dhe pyetjes mbi pasurine time.

Në media është komentuar shumë fakti se deputeti i Partisë Socialiste Fate Velaj, është trajtuar si i pastrehë dhe se merr një trajtim finaciar nga Kuvendi. I ftuar në Fax News, Velaj u pyet se si i komenton këto lajme për të.

“I lexoj lajmet dhe më vjen për të qeshur, sepse këtu krijohen lajme më shumë se në Kinë. Nuk e kuptoj këtë entuziasëm të mediave për të më nxjerrë mua si të jem unë Warren Buffett a Steve Jobs, i pasur. Unë jam artist. E kam sqaruar dhe në deklarimin tim të pasurisë. Kam deklaruar ato që kam, por mes tyre kam edhe një koleksion timin, unë jam piktor, fotograf, shkrimtar dhe realizoj gati përditë vepra arti. Kam nje koleksion veprash arti të miat, por edhe të kolegëve të mi dhe të gjitha ato që kam blerë në këto 27 vite. Ky koleksion imi ka këtë shumë, kjo nuk do të thotë se janë para, por janë vepra arti.”

Madje, Velaj e trajton situatën me humor pasi tregon bashkëbisedimin me bashkëshorten e cila e ka pyetur se ku i kishte çuar gjithë këto para.

“Kur lexova lajmet thash ‘more, vërtetë jam kaq i pasur’ dhe më mori gruaja në telefon e cila më tha ‘Ku i paske çuar gjithë këto para? Të dija njeri të sinqertë! Na i trego dhe neve se mos të ndodh ndonjë gjë dhe nuk e dimë ku janë.’

Velaj u shpreh se nëse gazetarët duan, “mund të bëjnë ç’është e mundur që të mi shesin pikturat, mos të më rrijnë në atelie, të bëjnë një lobim që ato vepra të kthehen në para”.

“Gazetat le të shkruajnë sa të duan, të më bëjnë si Donald Trump. Për sa i përket asaj të shtëpisë unë nuk është se po marr dicka që nuk më takon.

Nuk kam apartament në Tiranë. Mos ta marr as këtë? Pse? Sepse bëra dje një pikturë në shtëpi. Më duket absurde dhe më vjen të qesh.

Unë i lexoj, por them paska dhe gazetarë me fantazi, me duan të mirën, duan të më shohin të pasur. Nëse ata më duan, mund ti hyjnë sa më shpejt punës e të bëjnë ç’është e mundur që ti shesin pikturat e mia, të bëjnë një lobim që ato vepra të kthehen në para.”

Share: