Home KRYESORE Detaje nga vrasja makabre në Dibër. Sherri që nisi për shtepinë e...

Detaje nga vrasja makabre në Dibër. Sherri që nisi për shtepinë e kthyer në hotel

Detaje të tjera kanë dalë në dritë për vrasjen makabre të ndodhur mesditën e sotme në Peshkopi. Sipas informacioneve, mësohet se 26-vjeçari që zbrazi karikatorin e kallashnikovit mbi trupat e dy prindërve të tij, ishte kthyer nga Anglia mbrëmjen e djeshme.

Sipas fqinjëve, familja ka debatuar mbrëmjen e djeshme, pasi 26-vjeçari u  kërkonte llogari dy prindërve për faktin se shtëpinë e tyre e kishin kthyer në një hotel për turistët në lagjen e “Llixhave”. Debati ka vijuar edhe mesditën e sotme, ku në rrethana të pa qarta, 26 vjeçari ka siguruar armën dhe ka qëlluar më pas te dy prindërit e tij, duke i lënë të vdekur në vend. Flamur, dhe Zeqimete Sela, 55 dhe 50 vjeç, ishin viktimat e kësaj ngjarjeje makabre.

Qemal Sela kishte ardhur nga Anglia dje në mbrëmje, vend ku jetonte si emigrant prej 7 vitesh, dhe është djali që shihni në fotot e mëposhtme./Opinion.al

Share: