Home KRYESORE Detyrë…. Nga Czeslaw Milosz

Detyrë…. Nga Czeslaw Milosz

Përktheu: Elona Caslli

Dridhem i frikësuar
dhe mendoj
se jeta ime do të përmbushej,
vetëm po të rrëfehesha publikisht.

Ta rrëfeja shtirjen.
Shtirjen time dhe të epokës sime.
Na lejohej të klithnim vetëm
me gjuhën e xhuxhit apo të djallit.
Fjalët e pastra dhe bujare
ishin të ndaluara.

Me një ndëshkim kaq të fortë,
kushdo që guxonte të shqiptonte
një fjalë të pastër dhe bujare,
e quante veten
Njeri të Humbur.

Share: