E diela e tretë e qershorit në botë dhe në Amerikë është një ditë e shënuar, është ‘Dita e baballarëve’. Të gjithë urojnë dhe i dedikojnë babait dhurata, por edhe kur këto mungojnë një dedikim dhe një urim është gjithçka.
Ashtu si çdo vit, edhe sot nuk munguan urimet në rrjetet sociale nga njerëz të zakonshëm apo VIP-a. disa preferojnë Twitter-in dhe të tjerë Instagramin, postojnë një foto dhe një dedikim të ndjerë për babain e tyre. edhe ditën e sotme postimet ishin të shumta, disa prej VIP-ave zgjodhën këtë formë për të uruar ditën e sotme.
Kim Kardashian
Tipike e Kim-it, një dedikim të ndjerë për të atin, i cili është ndarë nga jeta kur ajo ka qenë e vogël.
Justin Bieber
Rrallë herë poston foto me prindërit, por dedikimi i tij është gjithmonë i ndjerë.
Almeda Abazi
Një foto ndryshe erdhi nga Almeda, e cila pak ditë më parë ka shkrepur një foto të bahskëshortit të saj, Tolgahan Sayisman dhe të dashurit të motrës, Kenan Sipahi, të dy janë pranë varrit të babait të saj.
Dua Lipa
Ajo është shumë e lidhur me të atin, edhe kjo foto tregon më shumë. Sa ëmbël.
Rita Ora
Rita gjithmonë ka një foto të veçantë kur bëhet fjalë për të atin. Këtë herë ajo ka zgjedhur një foto të saj me motrën dhe babain e tyre.
David Beckham
Një foto ndryshe, një David i vogël. Kështu zgjodhi ai të uronte babain e tij.
360grade.al