Ashtu si në çdo takim me qytetarët në rrethe gjatë turit të llogaridhënies, kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur të dëgjojë fillimisht hallet dhe shqetësimet e grave. Por në Cërrik ankesat e zonjave ishin të shumta e fokusoheshin tek problemet shëndetësore dhe ato të punësimit.
Kryeministri nuk i ka kursyer batutat me to, por në debat e sipër është dëgjuar të thotë nën dhëmbë: “Kur do t’i vijë radha ndonjë burri”
Rama: Jepja zonjës mikrofonin
Qytetarja: Kam një vajzë të papunë, është ekselente me 4 diploma. Unë jam ndëshkuar nga politika, disa herë jam hequr nga puna, por nuk dua të ketë edhe ajo fatin tim. Kam edhe një vajzë topografe, por e kam të zgjidhur se ajo është martuar në Itali.
Rama: Ajo topografja do na interesonte, por e paska marrë italiani, ka dalë më i zgjuar. E dyta të konkurrojë sipas rregullave.
Qytetarja 2: Jam me diabet, jam në punë, por e kam të vështirë të bëj analizat falas
Rama: Mos vije tek unë, bëjë analizat
Qytetarja 2: Bëhen ditë jave, jo të shtunë. A mund të ketë një ditë të vetme për ata që janë në punë, të gjejmë mjekun atje
Rama: Të shikojmë nëse i gjejmë një zgjidhe analizave paradite të shtunën se analiza pasdite nuk bëhen
Qytetarja 3: Pse nuk janë përfshirë disa analiza më të shtrenjta në check up. Pap test apo mamografi?
Rama: Kush të tha që nuk janë falas?
Qytetarja 3: Po atje nuk kishin as aparat për të matur tensionin
Rama: Po mirë po mendove ashtu. Unë them mamografi falsa e pap test i ke në Elbasan…
Jepja dhe zonjës aty e të marrim një burrë pastaj se…
Cohet një tjetër grua: Burrit i ra trombozë, nuk ma shtruan në spitalin shtetëror. E kuruam në privat po tani i ka ilaçet më të shtrenjta se pensioni. Edhe unë jam me ilaçe, më thanë merr këto ilaçet që janë me rimbursim, mua ato s’më bëjnë mirë… Pastaj ato pllakat që keni shtruar që qendër të qytetit janë skarco.
Rama: Për këtë fol me kryetarin e bashkisë. Shëndetësia ishte copë e cikë kudo.. mos të kërkojmë tani qira në hell
Zonja flet nga vendi
Rama: Të dëgjova me respekt e po të them që spitali i Elbasanit po transformohet në Shëndetësi.
360grade.al