Home KRYESORE Gjykata shpeton Valbonen nga HEC-et

Gjykata shpeton Valbonen nga HEC-et

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë i jep të drejtë padisë së banorëve të Tropojës dhe shoqatës “Toka”, për të mbrojtur luginën e Valbonës, ku kishte nisur ndërtimi i HEC-eve.

Ka qenë vendimi i trupës gjykuese me kryesuese Rilinda Selimi, e cila më 6 qershor mori parasysh kërkesë-padinë e 27 banorëve të Njësisë Margegaj, përfaqësues të disa fshatrave të kësaj zone dhe shoqatës “Toka”, duke vendosur pezullimin e punimeve në këtë zonë.

Padia ishte depozituar që prej fillimit të muajit mars të këtij viti.

Ky është ndër rastet e rralla kur togat e zeza dalin në krah të qytetarëve dhe shoqërisë civile, për mbrojtjen e zonave të cilësuara pasuri natyrore, siç është edhe lumi Valbona dhe rrethinat e tij.

Valbona hyn në zonat e mbrojtura në Shqipëri, por banorët publikisht, juridikisht dhe me protesta të shumta, kishin denoncuar ndërtimet e HEC-ve nga kompanitë “Dragobia Energy” dhe “Gener 2”.

Banorët dhe shoqata janë shprehur se qëllimi i tyre ka qenë vetëm ruajtja dhe mbrojtja e alpeve shqiptare./opinion.al

Share: