Home KRYESORE Hahn kundër kryeministrit austriak: Shqipëria jo parkim refugjatësh

Hahn kundër kryeministrit austriak: Shqipëria jo parkim refugjatësh

Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Johannes Hahn është kundër propozimit të Austrisë për të ngritur një qendër refugjatësh në Shqipëri.

Ai tha për revistën “Spiegel” se vendet e Ballkanit nuk mund të kthehen në parkim refugjatësh.

Kësisoj komisioneri del kështu kundër kryeministrit të partisë së tij, austriakut Sebastian Kurz.

Sic shkruan “Spiegel” propozimi i tij konsiston në ngritjen e një qendre refugjatësh në një vend jashte BE, që me gjasë do jetë Shqipëria.

Në gjysmën e dytë të vitit Austria merr edhe Presidencen e BE deri ne fund te 2018./Opinion.al

Share: