Home KRYESORE Horoskopi, 08 qershor 2018

Horoskopi, 08 qershor 2018

Dashi

Duket se ndikimi negativ i Saturnit në një orbitë të pafavorshme dhe nga ana tjetër, edhe Hëna e “errët” bëjnë që sot të mos iu ecë fare. Nganjëherë ju dëmton edhe sinqeriteti i tepërt.

Demi

Sot duket se do t’ju duhet të bëni gjithçka vetë, pasi ata te të cilët mendoni t’i delegoni detyrat nuk kanë më dëshirë t’ju dëgjojnë e t’ju ndjekin. Ndjeheni disi emotive? Eshtë për shkak të Hënës.

Binjakët

Marsi sot është në një pozicion të përshtatshëm, por stimujt e tij janë tepër të vrullshëm, e kjo mund edhe t’ju dëmtojë disi. Mundohuni të zgjidhni përfundimisht një problem të vjetër.

Gaforrja

Shenja juaj sot do të jetë e dominuar nga një Afërditë paqëndrueshme dhe kjo mund të ndikojë disi negativisht në raportet me partnerin. Mundohuni të shmangni sa më shumë sherret me të tjerët.

Luani

Problemi juaj gjatë ditës së sotme pritet të jetë stabiliteti, pasi nën ndikimin e Marsit bëheni shumë aktivë, ndërsa Hëna ju imponon ritme të ulëta. Më shumë kujdes në raportet me partnerin.

Virgjëresha

Edhe gjërat më elementare sot mund do t’ju duken tejet të ndërlikuara, prandaj duhet të tregoni durim, sepse mund të jetë nga ato ditët “jo”. Megjithatë, një ofertë e re mund t’juan dryshojë ditën.

Peshorja

Hëna sot ndikon mjaft pozitivisht humorin tuaj, prandaj pritet një ditë mjaft e mirë në raportet ndërpersonale. Megjithatë, kujdes mos bini në eufori, sepse kjo bën të humbni sensin e masës.

Akrepi

Një kuadër yjor mjaft i ngarkuar bën të keni impenjime të shumta dhe madje edhe ndonjë kokëçarje që mund t’ju irritojë në ndonjë rast, por do t’ia dilni mbanë. Interesante fusha e dashurisë.

Shigjetari

Mërkuri në një orbitë jo shumë të favorshme mund të cënojë në një farë mënyre krijueshmërinë tuaj, por forca e karakterit që ju karakterizon bën ti kaloni vështirësitë me sukses.

Bricjapi

Sot Hëna në shenjë është mjaft pozitive prandaj edhe fusha e dashurisë pritet të jetë mjaft interesante. Mundohuni të hiqni dorë nga ndjenja e protagonizmit që ju stimulohet ndjeshëm nga Marsi

Ujori

Me një numër planetësh aspak të favorshëm natyrisht që dita nuk pritet të jetë edhe aq e lehtë, por kjo nuk do të thotë të dorëzoheni. Më shumë kujdes duhet të tregoni në raportet me partnerin.

Peshqit

Me Saturnin shumë negativ në shenjë sot duket se gjithçka mund të jetë e komprometuar, por kjo do të zgjasë fare pak, sepse Afërdita në shenjë e kthen situatën në favorin tuaj.

Share: