Home KRYESORE Horoskopi, 09 qershor 2018

Horoskopi, 09 qershor 2018

Dashi

Orbitat harmonike të Afërditës dhe Marsit në shenjën tuaj janë tejet pozitive e kjo do të thotë se pritet një ditë mjaft e mirë. Edhe në aspektin sentimental gjërat shkojnë mjaft mirë.

Demi

Do të jeni nën ndikimin e një Mërkuri i cili do ketë një ndikim mjaft të mirë për ata që merren me krijimtari, por edhe me bizines. Ndërsa në planin sentimental keni mbështetjen e Hënës.

Binjakët

Ditë e mirë edhe të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të kenë mbështetjen e Afërditës dhe Uranit, por edhe energjinë që jua sjell Marsi. Duhet të jeni më të disponueshëm për partnerin.

Gaforrja

Janë disa planete që ju mbështesin, por në mënyrë të veçantë sektori më i privilegjuar do të jetë ai i punës. Urani në shenjë bën që të jeni paksa të plogët por të vendosur e këmbëngulës.

Luani

Afërdita në shenjë është një lloj garancie edhe për ju që në planin sentimental gjërat të shkojnë rrjedhshëm. Ekonomia mund të ecë më shumë nëse kontrolloni shpenzimet e tepërta.

Virgjëresha

Ju duket se gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur në fushën sentimentale, por është thjesht një përshtypje, sepse në fakt është një moment qetësie pauze pas së cilës mund të pritet një shpërthim i ri.

Peshorja

Një lidhje e re sentimentale e juaja është e destinuar jo vetëm të konsolidohet me “bekimin” e Afërditës, por janë të gjitha shenjat që ajo të jetë shumë e gjatë. Kujdes me sëmundjet e stinës.

Akrepi

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë nën ndikimin e një Marsi që sot, nuk është në harmoni me Afërditën, prandaj edhe në planin sentimental predominon melankolia. Jeni shumë pasionalë.

Shigjetari

Me Hënën mbi kokë dhe sidomos Marsin në një orbitë aspak të favorshme, “një aventurë dashurie” nuk do të kishte shumë fat nëse nuk do ishte mbështetja e Afërditës nga ana tjetër.

Bricjapi

Cilësitë tuaja më të mira dhe aftësitë e veçanta në planin profesional do të çmohen dhe për këtë do të keni një sodisfaksion të veçantë. Mundohuni të vendosni ekuilibre në raportet me partnerin.

Ujori

Keni ndjesinë e lodhjes së shpejtë dhe ndjeheni disi apatikë? Asgjë serioze, është thjesht ndikimi negativ i Hënës në shenjë që ju krijon këtë përshtypje. Mbrëmja pritet më intersante.

Peshqit

Një periudhë aspak e mirë në raportet me partnerin duhet të kalohet sa më parë dhe, më kryesorja, të hiqni dorë nga çdo gjë e të jeni më tolerantë. Kujdes sepse dikush përpiqet të përfitojë nga kjo.

Share: