Home Gjeo-Ekonomia Intervista e Ambasadores së Republikës Popullore të Kinës Znj. Jiang Yu për...

Intervista e Ambasadores së Republikës Popullore të Kinës Znj. Jiang Yu për Albanian Daily News

Nga Genc Mlloja

1. Cili është qëndrimi i Kinës mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian?

-Kina ka mbështetur gjithnjë vendosshmërisht integrimin Evropian, dëshiron të shohë një BE të bashkuar, të qëndrueshëm, të hapur dhe të begatë. Shqipëria është anëtar i familjes Europiane. Ne e respektojmë rrugën e zgjedhur vetë nga populli shqiptar, i  mirëkuptojmë dhe mbështesim përpjekjet e bëra nga Shqipëria për anëtarësimin në BE. Shqipëria ka bërë përpjekjet e mëdha për nxitjen e procesit të saj të integmit Europian, duke realizuar arritje të dukshme në reformat e fushave të ndryshme. Papërsosuritë e mbetura dhe problemet e shfaqura gjatë këtij procesi do të mund të zgjidhen hap-pas-hapi nëpërmjet reformave dhe zhvillimeve të mëtejshme. Do të jemi të gëzuar të shohim që Shqipëria të shënojë sa më parë progresin substancial gjatë rrugës së integrimit Europian, gjë e cila për mendimin tonë është e dobishme jo vetëm për zhvillimin afatgjatë të Shqipërisë, por edhe për zhvillimin e përgjithshëm të Evropës.

2. Cilat janë përpjekjet që po bëhen për të nxitur bashkëpunimin pragmatik kino-shqiptar dhe cilat fusha shikohen me shpresëdhënëse për këtë bashkëpunim? 

-Qeveria e re shqiptare ka prezantuar planin e zhvillimit ekonomik me infrastrukturë, energji, turizëm dhe bujqësi si 4 linja kryesore, të cilat janë gjithashtu fushat prioritare të bashkëpunimit pragmatik kino-shqiptar. Që nga ky vit, të dyja palët kanë koordinuar ngushtësisht me njëri-tjetrin nevojat e bashkëpunimit dhe të zhvillimit, duke nxitur progrese të reja në bashkëpunimin pragmatik. Për ta vënë në jetë konsensusin e rëndësishëm të udhëheqësve të dy vendeve tona, Takimi i Komisionit të Përbashkët Ekonomiko-tregtar Kino-Shqiptar i ngritur në nivelin e ministrit, do të mbahet në Kinë në gjysmën e parë të qershorit të këtij viti. Të dyja palët do të përqendrohen në fushat si infrastrukturë, tregti, investim, bujqësi e përpunim i produkteve bujqësore, zona industriale, turizëm etj, duke diskutuar thellësisht mentalitetin e bashkëpunimit, klimën e bashkëpunimit, mekanizmin e bashkëpunimit, mënyrat e bashkëpunimit dhe projektet e bashkëpunimit etj.

Duke shfrytëzuar rastin e vendimit të heqjes së vizave nga pala shqiptare për shtetasit kinezë gjatë këtij sezoni turistik, nëpërmjet krijimit të mekanizmit kontaktues ndërinstitucional, asistencës së delegacionit shqiptar për promovimin e turizmit në Kinë, seminarit dypalësh të turizmit, nxitjes së komunikimit direkt dhe krijimit të marrëdhënieve të partneritetit midis homologëve turistike etj, po përpiqemi të tërheqim më shumë turistë kinezë në Shqipëri, duke u ofruar atyre eksperiencat më të mira turistike. Së fundmi kam parë disa herë turistët kinezë të shumtë në qendrën e Tiranës. Kam lexuar në internet gjithnjë e më shumë artikuj promovues turistikë me përmbajtje të pasur dhe këndvështrim të veçantë. Vendi i Shqiponjës me pamje më stereoskopike dhe më i gjallë po shfaqet para përdoruesve kinezë të internetit, dhe pritet të vizihohet nga turistë kinezë. Jam e bindur se bashkëpunimi kino-shqiptar në turizëm do të jetë gjithnjë e më i shkëlqyer.

Bashkëpunimi kino-shqiptar në bujqësi gëzon perspektivë të gjerë. Projekti i Qendrës së Makinerive Bujqësore është duke ecur shpejt për të ngritur nivelin e mekanizimit të bujqësisë shqiptare. Të dyja palët po bisedojnë, duke u përgatitur për nënshkrimin e Protokollit të Inspektimit dhe të Karantinës, për t’i hapur rrugë eksportimit të produkteve cilësore bujqësore të Shqipërisë në tregun kinez. Gjithashtu, do të nxisim institucione të arsimit të lartë dhe kompani bujqësore për studim e bisedim në Shqipëri, për të inkurajuar bashkëpunimin gjithëpërfshirës në prodhim, studim dhe kërkim shkencor në fushën bujqësore.

Infrastruktura e transportit dhe energjia janë gjithmonë fushat prioritare të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar kino-shqiptar. Pala kineze është e gatshme të mbështesë më shumë kompani kineze për të studiuar mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit me investime, është e gatshme që bashkë me palët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, të bisedojmë për bashkëpunimin me modelin “1+1+N” në projektet e konektivitetit rajonal, për të ngritur nivelin e konektivitetit mes Shqipërisë dhe vendeve të saj fqinje.

3. Si po ndihmojnë shkëmbimet në nivelet e partive dhe të institucioneve ligjvënëse për nxitjen e marrëdhënieve të gjithaneshme midis Kinës dhe Shqipërisë?

– Vitet e fundit, shkëmbimet kino-shqiptare në nivelet e partive dhe të institucioneve ligjvënëse janë intensifikuar, duke luajtur një rol të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Në prill, delegacioni shumë-partiak i Kuvendit të Shqipërisë i përbërë nga deputetët e Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrimin, ka vizituar Kinën dhe ka shkëmbyer gjerësisht mendimet me Partinë Komuniste të Kinës (PKK) e Asamblenë Kombëtare Popullore të Kinës, duke vizituar Zonën e Zhvillimit Ekonomiko-Teknologjik të Tianjin-it. Mirëkuptim është nxitur dhe konsensuset janë zgjeruar mes të dyja palëve.

Një delegacion i PKK-së po planifikon të kthejë një vizitë në Shqipëri, i cili do të jetë delegacioni i parë i PKK-së në nivel të lartë në Shqipëri pas Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së. Jemi të gatshëm të bëjmë përpjekje bashkë me Kuvendin e Shqipërisë dhe parti të ndryshme shqiptare, të angazhohemi aktivisht për krijimin e marrëdhënieve ndërpartiake të tipit të ri, të bashkohemi për forcimin e besimit reciprok politik dhe nxitjen e bashkëpunimit pragmatik, për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kino-shqiptare.

4. U bënë rreth 6 vjet që zbatohet nisma “Bashkëpunimi 16+1”. A mund t’na flisni, ju lutem, mbi rezultatet e saj dhe së dyti, cili është vendi i Shqipërisë në këtë mekanizëm?

– Nisma “Bashkëpunimi 16+1” ka funksionuar për 6 vite që nga lindja, zhvillimi deri në pjekësi, duke u bërë ditë për ditë pikë shkëlqyese e bashkëpunimit kino-evropian. Shuma e investimeve nga sipërmarrjet kineze në 16 vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore është rritur nga 3 miliardë dollarë deri në 9 miliardë dollarë. Janë ndërtuar dhe operojnë një serë projektesh infrastrukturore. Shkëmbimet dhe bashkëpunimi njerëzorë janë të pasura dhe të mrekullueshme.

Vitet e fundit, duke kapur trenin e shpejtë të “Bashkëpunimit 16+1”, Kina dhe Shqipëria kanë realizuar frytet në marrëdhëniet dypalëshe, me marrëveshjet e nënshkruar në fushat e doganës, të energjisë së re, të burimit njerëzor etj., dhe me komunikimet e thella në fushat ekonomiko-tregtare, financiare, turistike, kulturore, arsimore etj.

Nisma “Bashkëpunimi 16+1” është platforma e bashkëpunimit që u krijua bashkërisht nga Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), është e hapur dhe transparente, është pjesa e rëndësishme përbërëse dhe shtesë e dobishme për marrëdhëniet kino-evropiane. Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Kinë disa ditë më parë, u shpreh se “‘Bashkëpunimi 16+1’ është një platformë e dobishme, e cila do të ndihmojë ndërtimin e infrastrukturës së vendeve të EQL-së. Përparësitë e vendeve të EQL-së dhe të Kinës plotësojnë njera-tjetrën, gjë që është shtesa e dobishme për ndërtimin e brendshëm të BE-së, jo për çarjen e  BE-së”. Besoj se kjo është përgjigja e mirë ndaj zërave të dyshimit ndaj “Bashkëpunimit 16+1”. Në periudhën tjetër, ne duhet të vazhdojmë të punojmë për përfitime të përbashkta me interesat e ndërsjellta, të fokusohemi në fushat ekonomiko-tregtare, të konektivitetit, inovacionit, financës, dhe të shkëmbimeve njerëzore etj., për të çuar vazhdimisht më përpara “Bashkëpunimin 16+1”. Presim pjesëmarrjen aktive të palës shqiptare në bashkëpunim, duke dhënë kontribute më të mëdha për zhvillimin e vazhdueshëm dhe të thellë të “Bashkëpunimit 16+1”.

5. Znj. Ambasadore, cilat janë motivet e platformës ‘Një Brez Një Rrugë’ në Ballkanin Perëndimor? Cila është përgjigja juaj ndaj disa pretendimeve se bashkëpunimi kinez me këtë rajon mbart synime gjeopolitike?  

– Kohët e fundit, ne kemi dëgjuar disa zhurma, të cilët dyshojnë madje reklamojnë se bashkëpunimi i Kinës me rajonin e Ballkanit Perëndimor është nisur nga tentativa gjeopolitike. Historikisht Ballkani Perendimor ka vuajtur shumë nga luftërat dhe konfliktet, të shkaktuara nga arsye që dihet nga të gjithë. Kina asnjeherë historikisht nuk është përfshirë në konfliktet ndërmjet vendeve të mëdha në këtë rajon.

Prirja kryesore e botës së sotme është drejt paqes, bashkëpunimit, hapjes, konektivitetit, reformës e inovacionit. Një shtet ose një komb duhet të zhvillohet në logjikën e përparimit të historisë, të zhvillohet në trendin e zhvillimit të kohës. E vëmë re me kënaqësi që Ballkani Perëndimor po realizon hap-pas-hapi stabilitetin me rrymën kryesore fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin për përfitimet e përbashkta. Shpresojmë që rajoni të ecë vazhmisht drejt begatisë. Nisma ‘Një Brez Nje Rrugë’, e cila i përmbahet parimit ‘Konsultim i përbashkët, ndërtim i përbashkët, ndarje e përbashkët të përfitimit’, është nisma transparante që fokusohet në bashkëpunimin ekonomik. Bashkëpunimi pragmatik mes Kinës dhe Ballkanit Perendimor nën kornizën ‘Një Brez Nje Rrugë’, ndihmon zvoglimin e diferencës midis anëtarëve të BE-së, zhvillimin e saj të ekuilibruar dhe procesin e integrimit evropian. Ne jemi të gatshme që përmes bashkëpunimit miqësor, të realizojmë zhvillimin e përbashkët, të japim kontribut në stabilitetin afatgjatë, zhvillimit dhe begatisë së rajonit.

6. Cfarë mund t’na thoni mbi gjëndjen në Gadishullin Korean?

-Pala kineze me qëndrimin e saj konsekuent është për nxitjen e procesit të zgjidhjes politike të çështjes së Gadishullit Korean nga të gjithë palët përmes dialogut e konsultimeve, duke zgjidhur shqetësimet e palëve në mënyrë të ekuilibruar. Me prirje për dialog dhe paqëtim në Gadishullin Korean, e cila është përfituar me vështirësi, procesi i zgjidhjes politike është duke u përballuar me mundësinë historike. Me rrethanat aktuale, shpresojmë që DPRK-ja dhe SHBA-ja të ushqejnë progresin pozitiv të arritur kohët e fundit, të mbeten të durueshëm, të transmetojnë vullnetin e mirë njëri-tjetrit dhe të takohen me njëri-tjetrin në gjysmë të rrugës, të vazhdojnë të angazhohen për zgjidhjen e shqetësimeve të njëri-tjetrit përmes dialogut dhe negociatave dhe për të çuar përpara denuklearizimin e Gadishullit Korean.

7. Znj. Ambasadore, Kina ka bërë hapa të mëdha në luftën kundër varfërisë. Cilat janë pritshmëritë për të ardhmen për shrrënjosjen e varfërisë në vendin tuaj me një popullësi prej 1.4 miliard njerëz?

-Kina si vendi më i madh në zhvillim në botë, ka realizuar arritje të shumta në luftën kundër varfërisë, të cilat janë njohur nga të gjitha. Me përpjekjet e vështira për 40 vjet, jetesa e popullit ka vajtur nga mungesa dhe varfëria në bollëk dhe mirëqenie, 700 millionë njerëz kanë dalë nga varfëria sipas standardeve të OKB-së. Kjo shifër zë 70% të popullatës së dalë nga varfëria në botë në të njejtën periudhë. Veçanërisht gjatë 5 viteve të kaluara, Kina ka realizuar arritjen më të mirë në historinë e njerëzimit në luftën kundër varfërisë, duke reduktuar popullatën e varfër me 68 millionë, dhe ulur përqindjen e incidencës së varfërisë nga 10.2% në 3.1%, gjë e cila do të thotë se në Kinë 1 njeri kapërcen linjën e varfërisë në çdo 2 sekonda. Qëllimi ynë është dalja totale nga varfëria në vitin 2020, duke mos lënë asnjë njeri mbrapa, për të realizuar fitoren e plotë në luftën kundër varfërisë. Qeveria kineze dhe ajo shqiptare po përballohen me misionin historik për zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e mirëqenies. Ne jemi të gatshme të ndajmë eksperiencën tona, të zgjerojmë e thellojmë bashkëpunimin pragmatik, për t’u sjellë përfitimet dy popujve tanë me frytet konkrete.


Share: