Ish truproja i Sali Berishës, ka dalë st për herë të parë përpara Gjykatës. Ai akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit dhe është dënuar me 25 vite burg. Haxhia mësohet se ka kërkuar ditën e sotme përpara gjykatësve një përballje me ish kryeministrin Sali Berisha.
Pjesë nga deklarata:
“Une jam akuzuar per vrasjen e Azem Hajdarit 2-3 vite pasi une isha ne Turqi. Une nuk i jam larguar drejtesise, por kane qene disa rretha te tjera qe me kane bere te mos jem ketu. Erdha tani qe te perballem me drejtesine. Akuzuesi im eshte Sali Berisha, por ai nuk ka pranuar te perballet me gjykaten. Jam ketu te perballem me te verteten”
Si nga ana e pushtetareve, por edhe e te tjereve eshte bere nje marrveshje, ajo qe quhet marreveshja e Rognerit dhe qe e kam shkruar te libri im. Arsyeja madhore, eshte frika per jeten”
Izet Haxhia u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim të Azem Hajdarit, neni 78/2 të Kodit Penal dhe u deklarua i pafajshëm për veprën penale të vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim të Besim Çerës, dhe të vrasjes së mbetur në tentativë të Zenel Nezës