Home KRYESORE “Jo seks me tifozë të huaj”, kryetarja e parlamentit rus i bën...

“Jo seks me tifozë të huaj”, kryetarja e parlamentit rus i bën thirrje vajzave

Shteti i Rusisë do të presë këtë vit organizimin e Botërorit, por pavarsisht se vëmëndja do të jetë e përqendruar e gjitha tek fusha e blertë, shteti rus i trembet shumë virusit HIV.

Lidhur më këtë gjë, kryetarja e paralamentit të Rusisë, Tamara Pletnyova i ka bërë thirrje vajzave ruse të mos kryejnë marrdhënie seksuale me tifozë të huaj.

Tamara Pletnyova tha për radiostacionit “Govorit Moskva” se sjellja e tillë ka gjasa të krijoj familje me një prind.

“Do të ketë vajza që takojnë njerëz dhe pastaj do të lindin. Ndoshta ata do të martohen, ndoshta ata nuk do të. Por fëmijët e fëmijëve do të vuajnë, ashtu siç vuajtën pas Olimpiadës së viteve 1980.”

“Është një gjë nëse prindërit janë të së njëjtës gjini, krejt tjetër në qoftë se ata janë të racave të ndryshme. E di që fëmijët vuajnë gjithashtu dhe të gjithë qëndrojnë me nënën” është shprehur Pletnyova.

Shteti i Rusisë njihet për epideminë më të madhe të HIV në Evropë. Rreth një milionë tifozë do të mbërrijnë në Rusi për të parë Botërorin, ndërsa aktualisht janë shitur më shumë se dy milionë bileta./Opinion.al

Share: