Home KRYESORE Lulzim Basha: Fatmir Xhafaj ka ndërhyrë tek italianët për të shpëtuar të...

Lulzim Basha: Fatmir Xhafaj ka ndërhyrë tek italianët për të shpëtuar të vëllain

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se Fatmir Xhafaj ka ndërhyrë drejtpërdrejt për të krijuar rrethanat ligjore për të shpëtuar vëllain e tij, Agron Xhafaj i dënuar për trafik droge në Itali.

Basha: Nga 17 të dënuarit të rastit Xhafaj, individi Agron Xhafaj është i vetmi që nuk ka pasur një urdhër ndërkombëtar arresti. Të gjithë të tjerët kanë patur një urdhër të tillë. Kjo sipas analizës dhe dokumenteve që kemi, vjen për shkak të një ndërhyrje nga pala shqiptare në kohën kur Fatmir Xhafaj ka qenë ministër i Drejtësisë me gjasa duke pretenduar sipas marrëveshjes që atëherë Xhafaj ka nënshkruar me palën italiane që i vëllai me të vërtetë është në Shqipëri, por po vuan denimin në Shqipëri.

Është përfshirë drejtpërdrejt, bashkë me persona të tjerë që vazhdojnë të bëjnë avokaturën e Agron Xhafës për të krijuar rrethana ligjore falso me qëllimin që Agron Xhafaj t’i shpëtojë vuatjes së dënimit në Shqipëri dhe kjo ka ndodhur dhe është fakt./Opinion.al

Share: