Një 23-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident fatal të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martë qytezën San Giovanni të Kremonës.
Sipas mediave italiane, viktima është Xhoana Prenga e cila po udhëtonte me një makinë Ford Fiesta nën shoqërinë e një mikut të saj.
Automjeti që drejtohej nga 23-vjeçari italian, humbi kontrollin dhe doli nga rruga dhe më pas u përmbys.
Djali që ndodhej në makinë arriti të dilte për të kërkuar ndihmë, por automjeti shpërtheu në flakë.
Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe të zjarrfikëses të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe nxjerrjen e trupit.
Viktima sapo ishte kthyer nga Amsterdami, ku kishte jetuar për disa kohë. ©LAPSI.al